Pse vëllai i vogël i Yamalit mund t’i sjellë fat Spanjës?

0%

Shpërndaje në: Në mes të ndeshjes së tensionuar Spanjë – Belgjikë, një pjesë e madhe e 70 mijë shikuesve në stadium nisën brohoritjet. Jo sepse Mikel Merino, edhe një herë, ia kishte siguruar fitoren ‘La Rojas’. As pasi Lamine Yamal kishte shkëlqyer në krahun e majtë.

Arsyeja e vetme për këtë shpërthim kolektiv ishte shfaqja në ekranet gjigante e vëllait të Lamine Yamalit, Keyne, i cili do të mbushë katër vjet në shtator. “Fëmija nuk po bënte asgjë të pazakontë, përveçse bënte një fytyrë qesharake”, shkruan “L’Equipe” të martën. Yamal ka folur për situatën me vëllain e tij të vogël.

“Isha te fizioiterapisti kur ai me telefonoi nga telefoni i nënës sime për të më thënë se do të nxirrte gjuhën jashtë”, ka treguar Yamal. Edhe Botërori 2026 3 j. më parë Lojtarët me shtetësi të dyfishtë përballen me vendim të vështirë Por pse prania e tij në ndeshjen gjysmëfinale mund të mos jetë lajm i mirë për Francën. “Sapo të jetë atje, Spanja fiton.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E pamë në Kampionatin Evropian dhe që atëherë ai është bërë hajmalia jonë me fat”, ka thënë Ben Fernandes Santos, gazetar nga Madridi për “L’Equipe”.

Burimi: Koha