Vijon procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për përfshirje në atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit. Gazetarja Anila Hoxha raporton se, sipas SPAK, Bledar Polovina ka qenë personi që ka qëlluar i dyti gjatë atentatit.
Në seancën gjyqësore, avokati mbrojtës Saimir Visha ka kërkuar shpalljen e pavlefshme dhe të papërdorshme të procesverbaleve të administruara në dosje. Sakaq Gjykata thotë se është shprehur njëherë gjatë seancës paraprake dhe e ka gjetur të pabazuar.
