Një 28 vjeçar është arrestuar tashmë nga policia në lidhje me plagosjen e cila u regjistrua në Pejë më . KALLXO.com mëson se i dyshuari është B. Krasniqi 28 vjeçar ndërsa motivi deri më tani në bazë të informacioneve të KALLXO.com dyshohet se ishte një çështje parkingu.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar mëngjesin e sotëm () se lidhur me rastin e të shtënave me armë zjarri që kanë në qytetin e Pejës, e si pasojë një person ka mbetur i plagosur, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar me inicialet B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Prokuroria tutje ka dhënë edhe detaje duke treguar se menjëherë pas pranimit të informatës për rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori i Shtetit, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e forenzikës, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë grumbulluar prova materiale që do të shërbejnë në zhvillimin e procedurës penale. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë në Gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.
