Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar përkohësisht nga puna një zyrtar korrektues të angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pas inicimit të procedurës disiplinore për dyshim për shkelje të rëndë disiplinore. Sipas njoftimit të SHKK-së, vendimi për pezullimin e zyrtarit me inicialet D.
Q. është marrë nga Komisioni Disiplinor më dhe do të jetë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër. Sipas institucionit, vendimi është marrë pas inicimit të procedurës disiplinore për dyshim për shkelje të rëndë disiplinore, ndërsa pezullimi do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, ruajtjen e integritetit institucional dhe trajtimin me seriozitet të çdo rasti që dyshohet për shkelje të detyrave zyrtare, duke respektuar njëkohësisht prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të organeve kompetente.”, ka bërë të ditur SHKK-ja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
