Shpërndaje në: Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një kulm i shtëpisë në rrugën “Kalaja e Krujës” në Prizren të hënën, në kohën kur aty po kryheshin punime, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit, viktima ka rënë nga një lartësi prej tetë metrash.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Punëkryesi ku ka ndodhur rasti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia ka thënë se rasti po hetohet. E në raportin 24-orësh të Policisë rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe “heqje e pajisjeve mbrojtëse”.
