Shpërndaje në: Prokuroria Speciale të martën ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë edhe dy të dyshuar, F.V. dhe K.V., lidhur me dallaveret me naftë, në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen në rastin “Pastrimi”.
K.V dhe F.V., janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, “Shmangia nga tatimi”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Për këtë rast, në një operacion të gjerë më 1 korrik u arrestuan nëntë persona të tjerë. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë kryer mashtrim me tatime e derivate si dhe kanë pastruar para të përfituara në mënyrë të paligjshme. LEXO EDHE:
