Mexhiti: Heshtja ndaj deklaratës së ministres serbe është aprovim i

0%

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën”.

Mexhiti ka kritikuar mungesën e reagimit nga institucionet serbe dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, duke thënë se deklarata të tilla nuk duhet të kalojnë pa dënim publik, shkarkim apo kërkim falje.

“Kur një zyrtar qeveritar, në shekullin XXI, publikisht shpreh glorifikim për bëmat e kasapit të Ballkanit dhe shpreh keqardhje që puna nuk është përfunduar, pra që Kosova nuk është ‘pastruar’ nga shqiptarët, atëherë shtrohet pyetja se çfarë ka ndryshuar në mendësinë nacional-shoviniste serbe”, ka shkruar Mexhiti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka theksuar se deklarata të tilla, sipas tij, bien ndesh me çdo normë etike, morale dhe juridike, duke ngritur dyshime për seriozitetin e përpjekjeve për pajtim në rajon. Mexhiti ka kritikuar edhe iniciativën “Open Balkan”, duke pretenduar se ajo është përdorur për rehabilitimin politik dhe historik të Serbisë për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Postim i plotë: “Po të isha Sllobodan Millosheviqi, etnikisht do ta kisha pastruar Kosovën në vitin 1998!”, deklaroi publikisht në intervistë ministresha e Aleksandar Vuçiqit dhe kaloi pa u shkarkuar, pa dënim publik, pa kërkim falje, pa asnjë shprehje të pendesës apo keqardhjes nga ana e shefit të saj.

Kur një zyrtar qeveritar, në shekullin XXI, publikisht shpreh glorifikim për bëmat e kasapit të Ballkanit dhe për më keq, publikisht shpreh keqardhjen e saj që e paska lënë punën të pakryer, pra, nuk e paska pastruar Kosovën nga shqiptarët, dhe për një deklaratë të tillë skandaloze, shoviniste, raciste kalon pa ndëshkim, atëherë nuk na ngelet tjetër përpos të parashtrojmë pyetjen: çfarë në të vërtetë paska ndryshuar në mendësinë nacional-shoviniste serbe që vazhdon të thurrë ëndrrën për Serbinë e madhe?!

Si mund të flasim për kapitullin e ri të Ballkanit të traumatizuar nga gjakderdhja, nga pastrimi etnik e gjenocidi nëse në vitin 2026 akoma kemi zyrtarë shtetërorë të cilët vuajnë për “punët e papërfunduara të fund shekullit XX”?!

Kush mund të ketë iluzione se po jetojmë në erën e pajtimit dhe se ndajmë vlerat e popujve evropianë nëse një deklaratë fatkeqe me premisa të qarta raciste e ksenofobike që then çdo normë etike, morale dhe juridike pranohet në heshtje dhe nuk ka asnjë penalizim si pasojë?

Këto janë fytyrat e vërteta të Open Balkan-it, iniciativës të cilën tentuan të na e shesin si perspektivën më të mirë për aspiratat euro-integruese të vendeve të rajonit por e cila, tashmë nuk ka asnjë dilemë, qartazi paska qenë vetëm kornizë për rehabilitimin historik, politik e ideologjik të Serbisë për krimet makabre të kryera gjatë luftërave të përgjakshme në ish- Jugosllavi.

I rikujtoj ministreshës Sllobo-nostalgjike se ajo që ka ndodhë në Kosovë në vitet 1998-1999 ka qenë ndër fushatat më të egra të pastrimit etnik në territorin e Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore.

Si pasojë e fushatës etnocentrike të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë të cilët ishin nën urdhërat direkte të Sllobodan Millosheviqit, në Kosovë u vranë mbi 10.000 civilë shqiptarë nga të cilët rreth 1.500 ishin fëmijë.

Nga 6.000 persona të zhdukur akoma sot figurojnë të pagjetur rreth 2.000 burra e djem shqiptarë të Kosovës, ndërsa numri i grave dhe vajzave të dhunuara dhe të keqtrajtuara seksualisht shkon deri në 10.000! Por, sot Kosova është shtet i pavarur, demokratik, dhe i pranuar ndërkombëtarisht.

Subjektivitetin e Kosovës e demonstrojnë institucionet e saj të ndërtuara dhe të zgjedhura në procedura demokratike, ndërsa e garanton Ushtria e Kosovës. Kjo është Kosova që na bën të gjithëve krenarë dhe për të cilën breza të tërë sakrifikuan e derdhën gjak. Kumbarat e Open Balkanit dhe avokatët e Aleksandar Vuçiqit le të vazhdojnë të heshtin.

Në heshtje e aprovojnë deklaratën skandaloze të ministreshës serbe.

Burimi: Bota Sot