Me një kapelë gjigante, Jennifer Lopez rrëmben vëmendjen në tribunat

0%

Jennifer Lopez u bë një nga personazhet më të komentuar të finales së Wimbledon, jo vetëm për praninë e saj në tribunë, por edhe për zgjedhjen e veçantë të stilit. Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare tërhoqi menjëherë vëmendjen me një kapelë gjigante prej kashte, e cila u bë tema kryesore e diskutimeve në rrjetet sociale.

E ulur mes emrave të njohur të industrisë së filmit dhe muzikës, Jennifer mbërriti me kapelen ende në kokë, duke tërhequr vështrimet e të pranishmëve, shkruan DailyMail. Në disa momente, aksesorja e saj e madhe pengonte pamjen e personazheve të ulur pas saj, përfshirë aktoren Cynthia Erivo, ndërsa pranë saj ndodhej edhe Tom Hiddleston. Në rreshtat përpara ishte ulur Andrew Garfield.

Pamja elegante e Lopez u komentua gjerësisht në internet. Ndërsa disa e vlerësuan zgjedhjen e saj të guximshme dhe stilin unik, të tjerë menduan se kapelja ishte tepër e madhe për një event sportiv dhe mund të ketë penguar shikimin e spektatorëve të tjerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në të njëjtën ndeshje ishte i pranishëm edhe Jaafar Jackson, protagonisti i filmit biografik “Michael”, i cili u shfaq i shoqëruar nga partnerja e tij, Maddie Simpson. Prania e tij vjen në një moment të rëndësishëm për karrierën, pasi filmi kushtuar Michael Jackson ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtimet globale, duke hyrë në historinë e filmave biografikë muzikorë.

Burimi: Telegrafi