Më në fund, Kosova bëhet me kryeprokuror të Shtetit

0%

Shpërndaje në: Kosova është bërë me kryeprokuror, post i mbetur vakant prej rreth tri vjetësh. Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e ka pritur në zyrë Zejnulla Gashin, të cilit ia ka dorëzuar dekretin për të shërbyer në krye të organit të akuzës për mandat 7-vjeçar.

Atë e ka porositur për betejë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, e ndjekje të kriminelëve të luftës Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnullah Gashin për kryeprokuror të Shtetit, vetëm një ditë pasi për të ka marrë propozim nga Këshilli Prokurorial. Dekretin ia ka dorëzuar vetë atij, pas pritjes që ia ka bërë në Presidencë të martën.

“Është bërë një shqyrtim i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës i materialeve të dorëzuara, duke përfshirë po ashtu informacionet relevante të siguruara nga institucionet kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Marrë parasysh rëndësinë e këtij funksioni dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, kam vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook. Pas dekretimit, KPK-ja e ka uruar Gashin.

“Kryeprokurori i sapodekretuar do të udhëheqë institucionin e Prokurorit të Shtetit për një mandat shtatë (7) vjeçar, duke marrë përgjegjësinë për forcimin e sundimit të ligjit, avancimin e efikasitetit dhe profesionalizmit të sistemit prokurorial, si dhe garantimin e ushtrimit të pavarur, të paanshëm dhe të përgjegjshëm të funksionit prokurorial, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e KPK-së.

Edhe Haxhiu ka dhënë edhe një mesazh për Gashin. “Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës”, ka thënë Haxhiu. Kosova është pa kryeprokuror prej rreth tre vjetësh.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 10 muaj më parë Aktakuzë ndaj 21 ish-eprorëve serbë për dëbimin e shqiptarëve Vjosa Osmani, në cilësinë e presidentes, më 2022 pati refuzuar ta dekretojë të propozuarin e KPK-së për kryeprokuror, Blerim Isufaj, me arsyetimin se ishin bërë dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes.

Paraprakisht, kërkesë për të mos e dekretuar patën bërë një numër organizatash të shoqërisë civile, që monitorojnë sistemin e drejtësisë. Osmani pati kërkuar një tjetër emër për kryeprokuror, por KPK-ja nuk e ka ofruar. E, konkursi për numrin një të organit të akuzës u shpall këtë vit, pasi me reformat e bëra, ndryshoi përbërja e KPK-së.

Procesi është vlerësuar i rregullt nga shoqëria civile, ndërsa është kontestuar nga Isufaj.

Burimi: Koha