Kosovare Asllani befason

0%

Një kapitull i ri në historinë e saj angleze do të vazhdojë të shkruhet nga këmbët e Kosovare Asllanit. Edhe pse aktualisht po përballet me një lëndim serioz, përvoja dhe klasi i saj mbeten pjesë e planeve të mëdha të London City Lionesses, që i ka besuar kapitenes së saj deri në verën e vitit 2027.

Klubi londinez ka bërë të ditur të martën se ka rinovuar kontratën me futbollisten 36-vjeçare, duke konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me një nga emrat më të njohur të futbollit evropian. Asllani, e cila iu bashkua London City Lionesses në vitin 2024, pati një rol të rëndësishëm në suksesin e skuadrës.

Ajo ndihmoi ekipin të siguronte promovimin në elitën e futbollit anglez dhe më pas të konkurronte me sukses në nivelin më të lartë, ku London City e mbylli sezonin në pozitën e gjashtë. Kapitenia kosovare aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi, por pritet të rikthehet në fushë gjatë edicionit të ardhshëm për të udhëhequr skuadrën në objektivat e saj të reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Asllani mbetet njëra prej futbollisteve më të suksesshme të gjeneratës së saj. Me kombëtaren e Suedisë ka zhvilluar 209 paraqitje, ndërsa gjatë karrierës së saj ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të mëdha si Milan, Real Madrid, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Ajo vazhdon të jetë kapitene e London City Lionesses dhe e përfaqësueses suedeze, ndërsa klubi londinez këtë verë ka bërë edhe një lëvizje të madhe në merkato, duke transferuar yllin spanjoll dhe njëherësh ish-futbollisten më të mirë në botë, Alexia Putellas.

Me këtë përforcim dhe me rikthimin e Asllanit, London City synon të luftojë për objektiva edhe më të mëdha, përfshirë titullin kampion në edicionin e ardhshëm.

Burimi: Bota Sot