Kosova pa dialog strategjik me SHBA-në, Hoti ngre shqetësimin për

0%

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë në detyrë të Kosovës në krye me Albin Kurtin për pezullimin e dialogut strategjik të planifikuar me SHBA-në dhe refuzimin e gazit amerikan. Hoti reagoi pasiqë Serbia gjatë kësaj jave do të nisë rundin e parë të dialogut strategjik me SHBA-në dhe ndërkohë ka pranuar gazin amerikan.

Sipas tij, nëse vazhdon kjo qasje, Kosova mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht, duke humbur mundësinë për forcimin e partneritetit strategjik dhe të sigurisë energjetike. “Kosova, si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në. Ndërsa, fqinji verior i Kosovës e nis këtë të premte raundin e parë të këtij dialogu me SHBA-në.

Po ashtu, Kosova, ka refuzuar të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit, përmes të cilit synohet të shpërndahet gazi amerikan, i cili ka për qëllim uljen e varësisë nga gazi rus të vendeve të rajonin dhe më gjerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në të njëjtën kohë, fqinji verior i Kosovës tashmë ka hyrë në marrëveshje të mëdha kontraktuale energjetike, përfshirë edhe importin e gazit amerikan”- ka shkruar Hoti në Facebook më . Premtimi i LDK-së gjatë fushatës zgjedhore ishte ndërtimi i një centrali me gaz amerikan, me kapacitet prej 500 MW. Edhe dy partitë tjera opozitare, PDK dhe AAK janë pro gazit amerikan.

M inistri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se rundi i parë e dialogut strategjik me SHBA-të do të mbahet të premten, më . Sipas Gjuriqit, vendimi për nisjen e Dialogut Strategjik mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara është një nga zhvillimet më të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet e fundit.

“Në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo është hera e parë që Serbia dhe Shtetet e Bashkuara i ngrenë raportet e tyre në nivelin e partneritetit strategjik”- tha Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Gjuriq tha se vendimi i administratës së presidentit amerikan Donald Trump përbën një sinjal të fuqishëm politik jo vetëm për Serbinë dhe institucionet e saj, por edhe për opinionin publik amerikan dhe institucionet shtetërore të SHBA-së. Serbia ka pranuar bashkëpunimin me SHBA-në për gazin e lëngshëm natyror dhe diversifikimin e furnizimit me gaz.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte deklaruar se nuk bëhet fjalë për pezullim të një dialogu të nisur më parë, por të një dialogu të planifikuar dhe se, sipas tij, nuk i kanë prishur marrëdhëniet me Amerikën.

“Duam të qartësojmë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialogun strategjik e jo të Dialogut Strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”- tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë më .

Në anën tjetër, në lidhje me çështjen e gazit amerikan, më , e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes projektit për gazin e lëngshëm natyror (LNG), duke thënë se kjo do t’i ndihmonte ta sigurojë të ardhmen e vet energjetike.

Në një opinion, Prattipati tha se “së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krah”. Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një videoje , më ka folur në lidhje me projektin e gazit amerikan. Ajo ka thënë se Kosova nuk e ka zgjedhur importin nga shtetet e rajonit para prodhimit vendor të energjisë elektrike ose para gazit amerikan.

Zgjedhja e Kosovës, sipas saj, ka qenë thëngjilli, burimet e ripërtëritshme si era dhe dielli, koogjenerimi për ngrohje dhe efiçienca e energjisë. Të pavërteta i ka quajtur pretendimet që Qeveria është kundër gazit të lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka thënë se në vitin 2022 është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë për bashkëpunim në termocentralin e Vlorës për një gaz të tillë. Kurti një ditë para zgjedhjeve, ka hedhur poshtë mundësinë që një infrastrukturë e gazit të lëngshëm amerikan të ndërtohet në Kosovë.

Ai tha se një e tillë duhet të bëhet në Vlorë, e pastaj, nga aty gazi të transferohet si energji elektrike në Kosovë. “Republika e Kosovës ka gatishmëri që të investojë në Terminalin në Vlorë dhe paramendojeni një situatë, kur për shembull, ne kemi një përqindje të aksioneve si Republikë e Kosovës në Terminalin në Vlorë.

Dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksionin prej 400 kilovolt që kemi me Shqipërinë ta sjellim tek ne”- ka thënë Kurti në një intervistë për “Nuk kemi nevojë ta sjellim në Kosovë. Ne e sjellim në Vlorë dhe nga Vlora e marrim.

Terminali në Vlorë mund të jetë një vend ku Shqipëria dhe Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm i cili importohet – vjen nga jashtë”, thotë Kurti. Kosova, sipas tij, ka nevojë që qymyrin ta bëjë gaz, se sa ta blej gazin amerikan.

Burimi: Kallxo