Konjufca kërkon reagim të fuqishëm të BE-së pas deklaratës së

0%

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë të Qeverisë së Serbisë, e cila ka bërë thirrje publike për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova, duke e cilësuar një retorikë të tillë të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane.

“Një ministër i Qeverisë së Serbisë ka bërë thirrje publikisht për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Një retorikë e tillë glorifikon krimet e luftës, kërcënon stabilitetin rajonal dhe është krejtësisht e papajtueshme me vlerat evropiane, si dhe me të ardhmen evropiane”, ka deklaruar Konjufca.

Kryediplomati kosovar ka theksuar se institucionet evropiane duhet të reagojnë qartë dhe në nivelin më të lartë ndaj gjuhës së përdorur nga zyrtarët serbë. “Heshtja nuk është opsion. As përgjigjet e dobëta”, ka shkruar ai. Konjufca ka kërkuar gjithashtu që sjellje të tilla të kenë pasoja konkrete në procesin integrues të Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nivelet më të larta të udhëheqjes së BE-së duhet të reagojnë me një dënim të qartë publik, t’ia rikujtojnë Serbisë detyrimet e saj dhe të sigurojnë që një sjellje e tillë të ketë pasoja në procesin e saj të anëtarësimit”, ka deklaruar ai. Në fund, ai ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe perspektivës evropiane.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumetnike, pajtimit të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë, si dhe të ardhmes evropiane. Edhe Serbia duhet ta zgjedhë këtë rrugë”, ka përfunduar Konjufca. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com