Ka luajtur edhe në Kosovë, vritet tragjikisht sportisti

0%

Basketbollisti profesionist Kinu Rochford ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare pas një incidenti të rëndë në Harlem të Nju Jorkut. Lojtari u qëllua me armë zjarri në kokë gjatë një turneu basketbolli në fushën “Kingdome” në Lenox Avenue. Sipas policisë, Rochford u dërgua në spitalin Mount Sinai Morningside, ku u shpall i vdekur.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti mes tij dhe një personi tjetër. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, një 28-vjeçar dhe një 22-vjeçare. Rochford ishte i njohur për karrierën e tij në basketbollin universitar amerikan dhe atë profesionist europian. Ai ka luajtur edhe në Kosovë për skuadrën Golden Eagle Ylli në vitin 2021.

Lajmi i ndarjes nga jeta së Rochford ka tronditur komunitetin e basketbollit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot