Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dhe nxjerr jashtë

0%

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka deklaruar se ka “goditur dhe neutralizuar” dy supertankerë, të cilët i cilësoi si “anije të pabindura”. Njoftimi u publikua përmes një deklarate në kanalin zyrtar të IRGC-së në Telegram.

Sipas deklaratës, dy anijet kishin fikur sistemet e navigimit, kishin shpërfillur paralajmërimet e autoriteteve iraniane gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit dhe kishin tentuar të lundronin në një itinerar që, sipas IRGC-së, ishte i minuara.

Deklarata u publikua pasi dy cisterna nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe u goditën nga raketa iraniane në pjesën jugore të Ngushticës së Hormuzit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe, cisternat Al-Bahiya dhe Mombasa u goditën ndërsa ndodheshin në ujërat territoriale të Omanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë e sulmit, një anëtar indian i ekuipazhit në bordin e cisternës Mombasa humbi jetën. Në deklaratën e saj, IRGC nuk i identifikoi me emër anijet që pretendon se goditi, nuk specifikoi flamurin nën të cilin lundronin dhe as nuk dha detaje për kohën e saktë të sulmit.

Burimi: Bota Sot