Goli në Moldavi mban në lojë kampionët e Shqipërisë, Egnatia synon

0%

Egnatia do të zbresë mbrëmjen e së mërkurës në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League, ku do të përballet me kampionët e Moldavisë, Petrocub. Takimi do të luhet në “Arena Egnatia”, duke nisur nga ora . Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen pas një paraqitjeje pozitive në transfertë, ku arriti të marrë një barazim të rëndësishëm 1-1 në Moldavi.

Edhe pse u gjend në disavantazh që në minutën e parë, Egnatia reagoi me karakter dhe gjeti golin e barazimit me Altin Kryeziun, duke mbajtur të hapur plotësisht garën për kualifikim.

Kampionët e Shqipërisë treguan forcë dhe personalitet edhe pse luajtën të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, duke ruajtur rezultatin dhe duke u kthyer në Shqipëri me një rezultat që i jep besim për sfidën vendimtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë gjithçka do të vendoset në Rrogozhinë, aty ku Egnatia do të kërkojë mbështetjen e tifozëve për të siguruar një tjetër rezultat pozitiv dhe për të vazhduar rrugëtimin në kompeticionin më prestigjioz europian për klube. Një kualifikim do të ishte një tjetër sukses i rëndësishëm për kampionët e Shqipërisë dhe një kontribut i vlefshëm për futbollin shqiptar në arenën europiane.

Burimi: Bota Sot