Tre persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin se janë përfshirë në një rrahje dhe kanë poseduar thikë. Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmanit, nuk raportohet për të lënduar nga rrahja apo nga përdorimi i mjetit të mprehtë. Sidoqoftë, sipas tij, për shkak të shqetësimeve dy nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Hetues Policor nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”- theksoi Osmani. Organet e rendit bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Gjilanit.
