Erling Haaland u kthye nga Amerika me një suvenir që askush nuk e

0%

Erling Haaland vazhdoi të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës. Kur kombëtarja mbërriti në Oslo, ai u dallua nga bashkëlojtarët sepse në vend të një bagazhi të zakonshëm mbante në duar një rakun të preparuar me një shishe uiski, një suvenir i pazakontë që e kishte blerë gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Futbollisti e publikoi fotografinë në rrjetet sociale me mbishkrimin humoristik: “Më ndoqi deri në shtëpi”. After a summer to remember, Erling Haaland chose to bring a taxidermy raccoon back to Norway 🤣 (via YT/Reuters) pic.twitter.com/Hpj0RpZJ4x — FOX Sports (@FOXSports) July 13, 2026 Fotot dhe videot u përhapën shpejt në internet dhe ngjallën reagime të shumta, me përdoruesit që bënë komente plot humor për blerjen e tij të veçantë.

Suveniri ishte blerë në dyqanin Wild Bill’s Western Store në Dallas dhe kushtoi rreth 650 euro. Sipas mediave të huaja, pas publicitetit të madh, produkti u shit plotësisht, teksa dyqani ishte krenar që u vizitua nga një prej futbollistëve më të njohur në botë. Përveç suvenirit, Haaland tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai u shfaq me një çantë luksoze të markës Dolce & Gabbana, duke konfirmuar edhe një herë interesimin e tij për modën dhe aksesorët e shtrenjtë. Haaland njihet për koleksionin e tij të çantave luksoze, ku përfshihen edhe disa modele të markës Hermes Birkin. Haaland Në aspektin sportiv, sulmuesi zhvilloi një turne shumë të suksesshëm.

Ai e mbylli Kampionatin Botëror me shtatë gola, duke qenë lojtari kryesor i Norvegjisë në rrugëtimin deri në çerekfinale.

Burimi: Telegrafi