Ekskluzive | Në mesin e katër të arrestuarve në Ferizaj edhe Egzon

0%

Një nga katër personat e arrestuar në aksionin e Policisë në Ferizaj është edhe Egzon Buquku (37 vjeç), raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Buquku u arrestua së bashku me edhe tre persona të tjerë pas një denoncimi për kanosje, ndërsa hetuesit i lokalizuan në ambientet e një restoranti në fshatin Babush.

Gjatë kontrollit, Policia i sekuestroi një pistoletë FN Five-seveN dhe 19 fishekë të kalibrit 5.7×28 mm, ndërsa në aksion u konfiskuan gjithsej katër armë zjarri dhe dhjetëra fishekë. Sipas burimeve të Sinjalit, në mesin e municionit të sekuestruar janë gjetur edhe 10 fishekë që dyshohet se i përkasin Policisë së Kosovës, për çka është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Buquku dhe tre të arrestuarit e tjerë janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com