Dyshime për 3 milionë euro të zhdukura, shkarkohet drejtoresha e

0%

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar penalisht pas konstatimit të parregullsive në administrimin e fondeve të institucionit. Sipas raportimeve mediatike, gjatë kontrolleve është evidentuar një mungesë prej rreth 3 milionë eurosh në fondet që lidhen me shërbimet e pagesave.

Për këto dyshime ende pritet të japin sqarime organet hetuese. Posta Shqiptare ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa administrative ndaj personave përgjegjës dhe ka referuar rastin në Prokurori për hetime të mëtejshme. Institucioni ka sqaruar se parregullsitë e zbuluara nuk kanë të bëjnë me fondet e pensioneve apo pagesat për pensionistët.

Ndërkohë, raportohet se ka dhënë dorëheqje edhe drejtuesja e financës, Valbona Hoti Duni. Hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë eventuale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com