Shpërndaje në: Anglia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, por jo pa polemika. Disa nga vendimet e gjyqtarit francez, Clement Turpin, kanë hapur debat të madh. Anulimi i një goli të Norvegjisë e shtyu babin e Erling Haalandit, Alfie Haaland, të reagonte ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Reagimi i tij në “X” bëri bujë të madhe.
Për deklaratën e tij kanë diskutuar edhe Gary Neville, Ian Wright dhe Roy Keane. “Ai padyshim që po pinte alkool gjatë ndeshjes. Kur ke pirë, i sheh gjërat ndryshe”, ka thënë ish-futbollisti i Irlandës, Roy Keane. Keane ka pasur në të kaluarën disa mosmarrëveshje me Alfie Haalandin, në kohën kur të dy ishin futbollistë.
