Prokuroria jep detaje për plagosjen në Pejë

0%

Dy prokurorë të Prokurorisë së Pejës kanë dalë në vend të ngjarjes lidhur me rastin e plagosjes me armë zjarri që ka ndodhur të hënën, më , rreth orës , në Pejë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. “Dy prokurorë janë në vend të ngjarjes dhe të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë.

Një person si pasojë e të shtënave është plagosur” – ka thënë Nikçi për KALLXO.com.

Burimi: Kallxo