Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) ka shënuar rezultatin më të lartë investues brenda një gjysmëviti që nga themelimi i tij. Sipas Kurtit, nga 1 janari deri më , kthimi bruto nga investimet ka arritur në rreth 312 milionë euro, duke vendosur rekord të ri për institucionin.

Ai ka theksuar se, nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të qershorit 2026, Trusti ka akumuluar gjithsej rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet, përkatësisht: 88 milionë euro në vitin 2023; 247 milionë euro në vitin 2024; 309 milionë euro në vitin 2025; 312 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Kurti ka vlerësuar se këto rezultate janë një lajm i mirë për qindra mijëra kontribuues, kursimet pensionale të të cilëve investohen për të garantuar sigurinë e tyre financiare pas pensionimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, ky sukses dëshmon rëndësinë e qeverisjes së mirë, profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale, duke shtuar se institucionet publike përparojnë kur përgjegjësitë u besohen profesionistëve dhe interesi i qytetarëve vendoset mbi çdo interes tjetër.

Ai ka përgëzuar Bordin, menaxhmentin dhe punonjësit e Trustit për punën e tyre, ndërsa ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në 4 miliardë e 245 milionë euro.

Kurti ka shtuar se Qeveria do të vazhdojë të kontribuojë në përmirësimin e kuadrit ligjor, duke respektuar pavarësinë institucionale të Trustit, me qëllim që kursimet pensionale të qytetarëve të menaxhohen me siguri, transparencë dhe perspektivë afatgjatë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi