Mason Greenwood është shumë afër një aventure të re në karrierë, pasi pritet të transferohet te Fenerbahçe. Manchester United ka vendosur të mos përdorë të drejtën e riblerjes për sulmuesin anglez, duke i hapur rrugën marrëveshjes mes klubit turk dhe Olympique Marseille. Fenerbahçe tashmë po punon për përfundimin e dokumentacionit, ndërsa Marseille pritet të arkëtojë nga shitja e lojtarit.
Një pjesë e shumës do t’i kalojë edhe Manchester Unitedit, falë klauzolës që klubi anglez kishte ruajtur në marrëveshjen e mëparshme të transferimit. Greenwood, i cili u largua nga “Old Trafford” pas një periudhe të trazuar, duket se do të vazhdojë karrierën në Superligën turke. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
