Ibrahim Sangare vazhdon me Nottingham Forest

0%

Nottingham Forest pritet të zyrtarizojë një kontratë të re me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Ibrahim Sangare, një zhvillim që është mirëpritur shumë nga trajneri i ri i skuadrës, Oliver Glasner. Sangare do të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin nga “City Ground”, e cila do ta mbajë atë në Nottingham deri në vitin 2029.

Kontrata aktuale e njëzet e tetë vjeçarit skadonte në vitin 2028, por paraqitjet e tij të mira në fanellën e Forest kanë bindur drejtuesit që t’i ofrojnë një marrëveshje të re. Sangare iu bashkua Nottingham Forestit në vitin 2023 nga skuadra holandeze PSV Eindhoven, por fillimi i tij në Angli nuk ishte i lehtë.

Mesfushori pati vështirësi për të siguruar një vend të rregullt në formacion, por më pas u shndërrua në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën, duke ndihmuar Forest ta konsolidonte pozitën në Premierligë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai gjithashtu ishte pjesë e kombëtares së Bregut të Fildishtë në Kupën e Botës 2026, ku luajti si titullar në tri nga katër ndeshjet e ekipit afrikan, i cili u eliminua në fazën e 1/32-tës nga Norvegjia. Rinovimi i Sangare vjen në një moment të rëndësishëm për Nottingham Forest, pas largimit të mesfushorit Elliot Anderson, i cili u transferua te Manchester City.

Burimi: Bota Sot