Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Fahri Fazliu”. Një person i panjohur, nën kërcënimin e armës, i ka grabitur një shumë të hollash një qytetari dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Burimi:
Bota Sot
