Ekskluzive | Rrahje mes dy shtetasve bullgarë në hotelin “La Terrasa”

0%

Një incident mes dy shtetasve të Bullgarisë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në hotelin “La Terrasa” në Han të Elezit, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka përfunduar në spital, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës , në hotelin që ndodhet në rrugën “Adem Jashari”.

Sipas informacioneve, pas një konflikti fizik mes dy shtetasve bullgarë, Andrey Chadarov Boykin , 36 vjeçar ka pësuar lëndime në fytyrë, përfshirë një çarje nën syrin e djathtë, lëndim në veshin e djathtë dhe ënjtje në pjesën e ballit.

Viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë në QKMF-në e Hanit të Elezit, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, i dyshuari, Iskren Pepelanov, 40 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit mësojnë se, me udhëzim të Prokurorit kujdestar, të dy shtetasve u janë ndaluar përkohësisht dokumentet e identifikimit dhe të udhëtimit, ndërsa ata pritet të intervistohen në prani të një përkthyesi. Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com