​Dy 18-vjeçarë e dy 19-vjeçarë “prishtinas” në pranga për grabitje

0%

Katër persona, dy të moshës 18 vjeç e dy tjerët 19 vjeç, janë arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer dy raste të veprës penale “Grabitje” dhe një rast të veprës penale “Detyrim”.

Policia e Kosovës njoftoi se ata u kapën pas veprimeve intensive hetimore dhe operative të ndërmarra nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, të cilët arritën të identifikojnë dhe ndalojnë të dyshuarit në një kohë të shkurtër. Të arrestuarit janë F.A. (18 vjeç), L.K. (19 vjeç), F.K. (19 vjeç) dhe F.A. (18 vjeç).

Të katërtit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa është bërë e ditur se hetimet lidhur me rastet në të cilat janë përfshirë ata po vazhdojnë, me qëllim që të zbardhen në mënyrë të plotë rrethanat në të cilat u kryen ato.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot