Çfarë kërkese ka paraqitur Argjentina në FIFA?

0%

Shpërndaje në: Argjentina do të përballet me Anglinë të mërkurën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Mediume të huaja kanë raportuar se Argjentina ka paraqitur kërkesë në FIFA që ta lejojë të paraqitet me fanellën e kaltër të mbyllët kundër Anglisë. Argjentina e ka mposhtur dy herë Anglinë, në Kupën e Botës 1986 dhe në vitin 1998.

“Interesante është që Argjentina ka veshur fanellën e kaltër të mbyllët në vend të fanellës së saj tradicionale me vija të kaltra dhe të bardha në dy fitoret ndaj Anglisë, dhe duket se po përpiqen ta rishkruajë historinë”, shkruan “Sportbible”.

Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, i pranishëm në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Argjentina i ka kërkuar FIFA-s leje për të veshur fanellën e saj të kaltër. Edhe Botërori 2026 6 d. më parë Çfarë ndeshje, Argjentina përmbys rezultatin Kërkesa nuk është miratuar, por një vendim përfundimtar pritet të merret të martën, më pak se 24 orë para ndeshjes gjysmëfinale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Anglia si vendase do ta bartë fanellën e saj të bardhë.

Burimi: Koha