Është arrestuar në Përrenjas i dyshuari për plagosjen e një 35-vjeçari në Pogradec. Bëhet e ditur se i dyshuari është Nikolla Agolli, i cili ishte në ndjekje të Policisë së Shqipërisë. “ Rreth orës , në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi 24-vjeçari Nikolla Agolli banues në fshatin Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B.
S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën ”. “Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
