Vendimi për Ikballe Hudutin/ Ministri Lamallari jep detaje: U bazua në informacione të inteligjencës

0%

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau sot detaje lidhur me vendimin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Ikballe Huduti Berishën. Në një kominukim mediatik, Lamallari tha se vendimi është marrë duke u bazuar nga informacionet e shërbimeve të inteligjencës.

Ministri shtoi se nëse kjon shtetase gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, do të dëbohet nga vendi. “Është bazuar nga informacionet e inteligjencës. Vendimmarja është bazuar nga informacionet e inteligjencës, është e duhur, në dobi të vendit tonë.

Edhe çdo informacion që ata kanë disponuar, që me kalimin e kohës konkludohet në faktin që veprimtaria e personit përbën kërcënim, çon në vendimmarje të tillë. Ka edhe një urdhër dëbimi. Nëse gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, dëbohet nga vendi. Kam reaguar në momente të caktuara, nuk ndaj informacione që ligjërisht duhet t’i mbaj të kufizuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një protestë që nisi qytetare, u bë përshesh për agjenda të huaja. Ka agjenda të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE ”, tha Lamallari.

Burimi: Bota Sot