Helmohen 60 studentë të policisë/ Lamallari: AKU po shqyrton çështjen, presim konkluzione të analizave

0%

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po shqyrton çështjen, lidhur me helmimin e 60 studentëve të policisë. Në një intervistë, Lamallari u shpreh se po priten konkluzionet e analizave, e më pas do të veprohet. “Ka pasur një vizitë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Është njoftuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, që kanë marrë mostra për të analizuar, nga mund të ketë ardhur helmimi. Lajmi i mirë është që nuk ka pasojë të dëmshme te kursantët. Ajo që mbetet në vijim, e para dalja e konkluzioneve nga analizat e bëra”, theksoi ai.

Burimi: Bota Sot