Sulmuesi rikthehet në Tiranë dhe takohet me drejtorin e Partizanit

0%

Jasir Asani është me pushime. Sulmuesi i Kombëtares postoi sot një foto ku tregon që ndodhet në Tiranë. 31-vjeçari dje u takua me Agim Ibraimin. Më pas postoi një foto në rrjetet sociale ku përshkrimi ishte: “Legjendat frymëzojnë, puna e tyre flet vetë”. E ardhmja e Asanit mbetet në ajër.

Kontrata e tij tek Esteghlal është e vlefshme edhe për një vit, ndërsa prej disa muajsh nuk luan për shkak të luftës në Iran. Ofertat për të nuk kanë munguar. Vetë Asani zbulonte interesin nga Spanja.

Burimi: Bota Sot