Si i vodhën pajisjet e anglezëve dy afganët e arrestuar?

0%

Shpërndaje në: Dy persona të akuzuar për vjedhjen e pajisjeve që i përkisnin Përfaqësueses së Anglisë janë afganë, të cilët e fituan nënshtetësinë amerikane pasi luftuan kundër Talibanëve, ka shkruar “Daily Mail” të enjten. 40-vjeçari Mustafa Salik dhe 35-vjeçari Efan Kamal, u arrestuan nga policia pasi kishin vjedhur pajisjet e anglezëve me vlerë prej afro 16 mijë eurove.

Pajisjet stërvitore të “Tre Luanëve” u vodhën nga automjeti që i transportonte ato nga kampi para nisjes së Botërorit në Florida, në kampin bazë të Anglisë në Botëror, në Kansas City. Gjërat me vlerë iu kthyen anglezëve. Udhëtimi nga Florita në Kansas City zgjat 21 orë, ndërsa dy të arrestuarit kishin pritur që automjeti të ndalej diku.

Që të dy të arrestuarit pritet të dënohen me shtatë vjet burgim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha