Shfaqet krah Georginas, fotografia e tyre merr gjysmë milioni pëlqime në vetëm pesë minuta

0%

Cristiano Ronaldo publikoi një fotografi të re me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez, duke e shoqëruar vetëm me një ’emoji’ zemre. Postimi mori rreth gjysmë milioni pëlqime brenda pesë minutave. Georgina vazhdon të jetë një mbështetje e madhe për Ronaldon. Së fundmi ajo ndoqi ndeshjen mes Portugalisë dhe Uzbekistanit në Kampionatin Botëror të Futbollit, ku Portugalia fitoi 5:0.

Ajo publikoi një foto pranë televizorit, e veshur me fanellën e Portugalisë me numrin 7, numër që identifikohet prej vitesh me Ronaldon. Në atë ndeshje, Ronaldo vendosi një rekord historik duke u bërë futbollisti i parë që shënon gol në gjashtë kampionate botërore radhazi. Ronaldo dhe Georgina janë në lidhje që nga viti 2017 dhe u fejuan verën e kaluar.

Ata kanë dy fëmijë biologjikë së bashku, ndërsa Georgina kujdeset edhe për tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, të lindur përmes surrogacisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi