Pse nuk ia dha dorën Parteyt?

0%

U shoqërua më shumë interpretime dhe kritika gjesti i anglezit Spence, i cili refuzoi t’i jepte dorën ganezit Partey, i akuzuar për dhunim, para ndeshjes së Botërorit. Lojtari e ka shpjeguar atë që ndodhi kështu: “Kam bindjet e mia dhe jetoj sipas tyre. Feja ime udhëheq vendimet e mia dhe e di çfarë më mësojnë librat, çfarë më mëson besimi im.

Secili është i lirë ta interpretojë atë që ndodhi ashtu siç e beson, nuk kam ndërmend të hyj në detaje dhe të jap më shumë shpjegime. Tifozëve anglezë, nëse sjellja ime ka zhgënjyer apo prekur dikë prej tyre, u kërkoj sinqerisht ndjesë. Nuk kisha absolutisht si qëllim të bëja këtë gjë. I respektoj të gjithë, por dua të mbetem besnik i bindjeve të mia”.

Episodi i refuzimit të dhënies së dorës nga Spence ndodhi para ndeshjes Angli-Ganë, që u mbyll në barazim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot