Pak më shumë se një muaj nga Sunny Hill Festival, Katy Perry e emocionuar që do të vijë në Kosovë

0%

Katy Perry është në mesin e artistëve globalë të konfirmuar tashmë për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival. Ajo do t’u bashkohet listës së artistëve me ndikim botëror, si Martin Garrix, Seth Troxler, Pawsa dhe shumë të tjerë.

Katy Perry ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës, ndërsa këngët e saj kanë grumbulluar miliarda shikime në YouTube dhe miliarda transmetime në platformat muzikore në mbarë botën.

Mes hiteve më të njohura të saj janë “Firework”, “Roar”, “Dark Horse”, “California Gurls”, “Teenage Dream”, “I Kissed a Girl”, “Hot N Cold”, “Last Friday Night (T.G.I.F.)”, “E.T.” dhe “Part of Me”. Gjatë një bisede me artisten shqiptare Dua Lipa, ajo pati deklaruar se është tejet e emocionuar që do të vijë në Kosovë, ndërsa lajmi ishte pritur shumë mirë edhe nga audienca shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhjetëra përdorues në TikTok kishin ndarë përshtypjet dhe emocionet për artisten që do të vijë për të performuar në Prishtinë. “Do të jem në një vend që quhet Prishtinë dhe do të performoj në një festival që quhet Sunny Hill Festival. Jam shumë e emocionuar që do të vij në Kosovë. Është hera ime e parë dhe ju falënderoj për ftesën.

Jam shumë e emocionuar të takoj fansat e mi”, ishte shprehur Katy në një bisedë me Dua Lipën, duke bërë të ditur po ashtu lajmin e madh për fansat e Sunny Hill Festival. Sunny Hill Festival nis më 31 korrik dhe do të vazhdojë deri më 2 gusht, derisa kanë mbetur pak më shumë se një muaj nga fillimi i një prej festivaleve më të mira në Evropë tashmë.

Biletat e rregullta janë akoma në shitje dhe mund t’i blini në webfaqen sunnyhillfestival.com.

Burimi: Bota Sot