Katër të akuzuarit për krim të organizuar me kontrabandim me migrantë nuk e pranojnë fajësinë

0%

Në Gjykatën e Prishtinës, sot më , është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Adnan Krasniqit, Fitim Latifit, Veton Pecit dhe Besmir Cakës, të cilët po akuzohen për krim të organizuar në lidhje me kontrabandimin e migrantëve. Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Arbëresha Shala, katër të akuzuarit deklaruan se nuk e pranojnë fajësinë për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Gjyqtarja e rastit, Violetë Namani-Hajra, njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre se në afat prej 30 ditësh kanë drejtë të paraqesin kundërshtim të provave dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës.

Dosja e Prokurorisë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më ka ngritur aktakuzë ndaj Adnan Krasniqit, Fitim Latifit, Veton Pecit dhe Besmir Cakës të cilët po akuzohen se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar të përfshirë në kontrabandimin e migrantëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas aktakuzës, të pandehurit dhe personat N.N., gjatë periudhës nga viti 2022, përkatësisht janari i vitit 2023, deri më , kanë vepruar si pjesë e grupit të organizuar kriminal me qëllim përfitimi financiar përmes mundësimit të hyrjes dhe kalimit të paligjshëm të migrantëve nëpër territorin e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, grupi ka organizuar kontrabandimin e shtetasve të huaj nga vende të ndryshme, përfshirë Bangladeshin, Pakistanin, Sirinë dhe Irakun, të cilët synonin të arrinin në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas dosjes së PSRK-së, aktiviteti kriminal është zhvilluar në zonën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku migrantët futeshin ilegalisht në territorin e Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se grupi kishte një organizim të strukturuar dhe se për transportimin e secilit migrant përfitonte nga 100 deri në 300 euro. Tutje, në dosjen e Prokurorisë thuhet se, pasi migrantët arrinin në afërsi të kufirit shqiptar, ata transportoheshin përmes rrugëve të paligjshme drejt Kosovës, ndërsa më pas sigurohej transportimi i tyre drejt vendeve të tjera të Evropës.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Burimi: Kallxo