Pak muaj më parë, Ismaël Saibari ishte në qendër të vëmendjes për një incident që bëri xhiron e rrjeteve sociale gjatë finales së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Marokut dhe Senegalit. Sot, ai është një nga emrat më të përfolur të Kupës së Botës 2026 dhe po lufton për Këpucën e Artë.
Gjatë finales së Kupës së Kombeve të Afrikës, Saibari u filmua duke tentuar t’ia merrte peshqirin portierit të Senegalit, Edouard Mendy, në një moment tensioni gjatë ndeshjes. Pamjet u përhapën me shpejtësi në internet, ndërsa futbollisti maroken u bë objekt kritikash dhe komentesh tallëse nga tifozët.
Isamael Saibari trying to stop Senegal player from giving Mendy the towel to wipe his gloves.😳 It’s safe to say, the officials didn’t have a grip of the final yesterday.🤦♂️ pic.twitter.com/t6yIRUVyug — PurelyFootball ℗ (@PurelyFootball) January 19, 2026 Megjithatë, pas finales, Saibari tregoi pjekuri.
Ai shkoi personalisht në hotelin e kombëtares së Senegalit për t’i kërkuar falje Mendyt dhe pjesëtarëve të ekipit për veprimin e tij. Ky gjest u vlerësua gjerësisht si një shenjë respekti dhe sportiviteti, duke mbyllur një episod që kishte rrezikuar të linte njollë në imazhin e tij.
Askush nuk e kishte mes favoritëve – por Kampionati Botëror tregoi diçka tjetër Kur nisi Kupa e Botës 2026, emrat që përmendeshin në garën për Këpucën e Artë ishin Lionel Messi, Kylian Mbappé, Cristiano Ronaldo, Erling Haaland apo Vinícius Júnior.
Madje, edhe kur flitej për Marokun, shumica e tifozëve dhe analistëve përmendnin Brahim Diazin ose Achraf Hakimi si lojtarët që mund të bënin diferencën. Emri i Ismaël Saibarit pothuajse nuk përmendej fare. Por mesfushori 25-vjeçar ka qenë një nga surprizat më të mëdha të turneut.
Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në të tre ndeshjet e fazës së grupeve, duke shënuar kundër Brazilit, Skocisë dhe Haitit. Goli ndaj Brazilit tërhoqi vëmendjen e botës së futbollit. Në barazimin 1-1, Saibari tregoi qetësi të jashtëzakonshme përballë Alissonit, duke finalizuar me klas.
Kundër Skocisë ai realizoi pas vetëm 70 sekondash lojë, duke shënuar golin më të shpejtë të turneut deri në atë moment dhe golin më të shpejtë të Marokut në historinë e Kupave të Botës. Edhe ndaj Haitit ai ishte vendimtar, duke shënuar golin e barazimit 2-2 pak para përfundimit të pjesës së parë, në fitoren 4-2 të marokenëve.
Ismael Saibari becomes the first Arab player to score three goals in a single World Cup, and the first to do so in three consecutive matches. #FIFAWorldCup pic.twitter.com/hCYwY4NTTC — Arab News | Sport (@ArabNewsSport) June 24, 2026 Rekorde historike për Marokun dhe Bayern Munich pas derës Me tre gola në tre paraqitjet e para në Kupën e Botës, Saibari ka hyrë në histori.
Ai është bërë lojtari i parë maroken që shënon në secilën prej tre ndeshjeve të para të një Botërori dhe njëkohësisht futbollisti i parë afrikan që realizon gol në secilën nga tre paraqitjet e tij të para në Kupën e Botës. Paraqitjet e tij e kanë vendosur mes kandidatëve seriozë për Këpucën e Artë. Forma e shkëlqyer e Saibarit nuk ka kaluar pa u vënë re as në nivel klubesh.
Mesfushori ofensiv ka siguruar tashmë një transferim prej 55 milionë eurosh te Bayern Munich, ku do të luajë deri në vitin 2031. Ai do të hyjë në fazën eliminatore të Kupës së Botës me vetëbesim maksimal, duke e ditur se e ardhmja e tij është e sigurt në një nga klubet më të mëdha të Evropës.
Nga një moment i sikletshëm në një histori frymëzuese Pak muaj më parë, Ismael Saibari përmendej si “lojtari që tentoi të vidhte peshqirin e Mendyt”. Sot, ai po përmendet në të njëjtën fjali me yjet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe është në garë për Këpucën e Artë të Kupës së Botës.
Një transformim i jashtëzakonshëm që tregon se, në futboll, mjaftojnë disa muaj për të kaluar nga një episod i diskutueshëm në statusin e heroit kombëtar.
