Meksika perfekte, kualifikohet me pikë të plota, Çekia jashtë Botërorit

0%

Meksika, e mbyll fazën e grupeve të Botërorit me 3 fitore dhe 9 pikë të plota në kreun e grupit A. Një nga vendet organizatore ka mposhtur me shifrat 3-0 Çekinë duke e nxjerrë nga turneu. Në pjesën e parë nuk pati gola ndërsa në të të dytën gjithçka foli për meksikanët.

Goli i parë erdhi në minutën e 55′ nga Garsia, i dyti në të 61′ nga Kuinones dhe në minutat shtesë Fidalgo trefishoi shifrat duke e mbyllur kështu sfidën.

Burimi: Bota Sot