Kateringu vinte nga Sori-al/ Dyshohet se u helmuan nga ushqimi i darkës, zbulohet se çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

0%

Zbulohet menuja që kanë konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët shfaqën shenja helmimi, që dyshohet se erdhi nga ushqimi. Shërbimi katering ofrohej nga kompania Sori-al, e cila u përfshi pak kohë më parë në një skandal, ku shumë studentë të Akademisë u helmuan pas konsumimit të një vakti ushqimi.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se 30 studentë kanë shfaqur shenja helmimi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Më poshtë menuja që është konsumuar në darkë për studentët. Menuja: Pilaf Makarona Fasule Sallam Salcice Kos Qumësht Buke

Burimi: Bota Sot