Me datën , rreth orës , hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull 62 vjeçar nga fshati Serbicë e Poshtme e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti dyshohet se me datën ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1 mijë euro në fshatin Pirane dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm. “Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.
Në vazhdim të hetimeve, me datën , hetuesit policorë kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre. Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar”, thuhet në njoftim.
