Johan Manzambi e habit Xherdan Shaqirin! Ja bën me dije

0%

Ai e ka bërë përsëri. Futbollisti Johan Manzambi, 20-vjeçar, ka lënë gjurmë edhe në ndeshjen ndaj Kanadasë, duke kontribuar me një asistim dhe një gol. Paraqitja e tij e shkëlqyer i ka sjellë edhe për herë të dytë trofeun e FIFA-s për lojtarin më të mirë të ndeshjes. “Nuk është befasi që selektori Murat Yakin tani e ka pranuar hapur formën e jashtëzakonshme të talentit të Freiburgut.

Një ditë para përballjes me Kanadanë, Yakin kishte mbajtur të fshehtë rolin e Manzambit, por pas ndeshjes ai ka folur me superlativa për futbollistin e ri”, ka shkruar mes tw tjera media zvicerane “Blick”. “Johan ka një formë të pabesueshme prej një viti”, ka thënë Yakin. Vetë futbollisti ka reaguar edhe ndaj krahasimeve me Xherdan Shaqirin, legjendën e futbollit zviceran.

“Nuk e dija fare këtë. Xherdan Shaqiri është një legjendë zvicerane. Ta arrij atë dhe të shënoj tri gola në një Kampionat Botëror më bën krenar”, ka thënë Manzambi. “Nëse është e mundur ta kaloj, atëherë natyrisht shpresoj se mund ta bëj”, tha futbollisti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot