Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizmit në disa zona të Mitrovicës

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka dalë me njoftim se gjatë ditës së sotme do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të jenë në këto zona: Rr. “Gjergj Fishta”, Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Hetem Voca”, OMNI Sport, fshati Shupkovc (te Alaj), Rr. “Bislim Bajgora” dhe fshati Vaganicë.

Ndërsa në rrjetin e kanalizimit intervenimet do të jenë në këto zona: rrjeti i kanalizimit, Rr. “Haki Misini”, Rr. “Mbretëresha Teutë” dhe Rr. “Ukshin Kovaçica”. Punimet përfshijnë sanimin e defekteve, eliminimin e rrjedhjeve dhe mirëmbajtjen e rregullt të rrjetit, me qëllim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.

KRU “Mitrovica” Sh.A. thekson se është e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot