Modelja dhe aktorja amerikane Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen gjatë xhirimeve të ribërjes së shumëpritur të serialit ikonik “Baywatch”, teksa u shfaq në plazhet e Malibusë e veshur me kostumin e famshëm të kuq të rojave bregdetare. 29-vjeçarja, e cila do të luajë rolin e Selene-s, kapitenes së rojave të plazhit Zuma Beach, u pa duke xhiruar skena në bregdet, duke rikrijuar atmosferën që dikur e bëri të famshëm serialin dhe figurën e Pamela Anderson.
Me fizikun e saj të tonifikuar dhe paraqitjen plot vetëbesim, Nader u fotografua duke vrapuar në rërë dhe duke realizuar skena aksioni pranë oqeanit, ndërsa ekipi i produksionit vijon punën për serialin e ri që pritet të publikohet në vitin 2027.
Brooks Nader Vetë Nader ka treguar më herët se veshja e kostumit legjendar të kuq ishte një moment emocional për të, duke e cilësuar si një “përvojë jashtë trupit”, për shkak të historisë dhe simbolikës që lidhet me “Baywatch”. Ribërja e serialit do të sjellë një kast të ri aktorësh, ndërsa synon të ruajë frymën e versionit origjinal që u shndërrua në një fenomen global të viteve ’90.
Brooks Nader
