Shpërndaje në: Një 41-vjeçar është arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje. Sipas njoftimit të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i cili më pas është larguar nga banesa para se të arrinte policia.
Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.
