AGK-ja e dënon pengimin e punës së ekipit të TV Dukagjini në Gjilan

0%

Gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani janë sulmuar sot gjatë raportimit të tyre në Gjilan. Incidenti ka ndodhur derisa ekipi i TV Dukagjini po realizonte një kronikë për punimet në sheshin e këtij qyteti. Sipas reagimit thuhet se një punonjës i kompanisë që po kryen punimet e ka shtyrë fizikisht ekipin dhe e ka pamundësuar vazhdimin e punës.

Reagim: Ekipi i Televizionit Dukagjini pengohet gjatë punës në Gjilan “AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm dhe e konsideron atë pengim me forcë të ushtrimit të punës profesionale dhe sulm ndaj lirisë së medias në vend”, thuhet në reagim.

AGK-ja e fton Komunën e Gjilanit, e cila është përgjegjëse për punimet, që të distancohet nga ky veprim, si dhe organet e sigurisë e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të shpejtë dhe efikase për ta mbajtur përgjegjës sulmuesin. Gazetarët duhet të lihen të lirë për ta kryer punën e tyre në interes të publikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi