Botërori vazhdon mbrëmjen e sotme me ndeshjet vendimtare të Grupit B, ku të katër skuadrat zbresin në fushë në orën . Në program janë dy përballje që pritet të përcaktojnë fatin e kualifikimit: Zvicër-Kanada dhe Bosnjë-Katar. Situata në grup mbetet e hapur dhe shumë e balancuar.
Kanadaja kryeson me 4 pikë dhe një golavarazh shumë të mirë +6, ndërsa Zvicra renditet e dyta, gjithashtu me 4 pikë. Në fund të renditjes, Bosnja dhe Katari kanë nga 1 pikë secila dhe kërkojnë një mrekulli për të kaluar më tej. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy përballjeve.
