Një skateboarder udhëtoi nga Kalifornia në Florida në vetëm 39 ditë në një përpjekje për të thyer rekordin e tij botëror Guinness. Chad Caruso bëri udhëtimin prej më shumë se 3,000 miljesh nga Venice Beach, Kaliforni, në Jacksonville, Florida, midis 1 majit dhe 8 qershorit, duke përshkuar mesatarisht 72 milje në ditë, transmeton Telegrafi.
Caruso, i cili e përshkroi udhëtimin e tij në YouTube, më parë kishte bërë skateboarding nga Venice Beach në Virginia Beach, në 57 ditë, 6 orë dhe 56 minuta në vitin 2023. Ky udhëtim i fitoi atij titullin e rekordeve botërore Guinness për kalimin më të shpejtë të Amerikës në një skateboard.
Ai tha se udhëtimi i tij i fundit kishte të bënte si me thyerjen e rekordit të tij ashtu edhe me festimin e 10 viteve të mospërdorimit të alkoolit. “Skateboarding ishte gjëja që më mbajti larg telasheve. E bëra gjithë jetën time. Isha i fiksuar pas tij. U lëndova dhe përfundova duke hequr dorë. E riktheva dhe gjithçka doli më mirë”, tha Caruso për Action News Jax.
