Poezi nga: Jeff Weddle Përktheu: Fadil Bajraj Truri im e kupton se njerëzit kanë jetuar në këtë shtëpi para familjes sime dhe se, një ditë, ne do të ikim dhe dikush tjetër do të ulet bash në të njëjtin vend ku jam ulur unë tash, duke bërë gjëra të mëdha dhe të vogla, këtë nuk do ta di kurrë.
Truri im e kupton se ky i huaj mund të jetë i mirë a i keq, mund të shkruajë poezi, njësoj si unë, ose të dojë të rrisë lule, ose ndoshta preferon të jetë kokërr dembeli në kauç para televizorit. Zemra ime është më pakëz e sigurt. Zemra ime thotë kam qenë gjithmonë këtu me gruan dhe fëmijët tanë, dhe do të jemi gjithmonë këtu.
Ka thashetheme që kam dëgjuar për njerëz, bash njësoj si ne, që po vdesin, ama ato nuk kanë kurrfarë kuptimi për mua. Madje edhe ky moment, bile edhe tash, që do të mbarojë sa çel e mshel sytë, zgjatë përgjithmonë. Nuk kishte më parë. Pas është një iluzion. Familja ime është gjaku i këtij vendi dhe të huajt janë të padëshiruar.
