Risia e Kombëtares shqiptare gati të largohet nga nënkampionët

0%

Luis Hasa do të mbyllë huazimin e tij te Carrarese më 30 qershor dhe do të rikthehet te Napoli. Mirëpo, klubi nënkampion i Serie A italiane nuk e ka në planet e tij mesfushorin ofensiv të Shqipërisë. Ndërkohë raportimet e fundit nga Alfredo Pedulla, zbardhin një takim ta planifikuar mes drejtuesve të Napolit dhe atyre të klubit të Avellino, ekip që militon në Serie B.

Këta të fundit kanë kërkuar informacion për një transferim të mundshëm të Hasës. Asgjë nuk është e kryer dhe pritet që takmi në fjalë të vendosë shumëçka. Kujtojmë se 22-vjeçari ishte risi e Kombëtares shqiptare në miqësoret e muajit qershor, duke u ftuar për herë të parë nga trajneri Rolando Maran.

Burimi: Bota Sot